INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fabrikat e shkatërruara në Shqipëri. Mineralet përpunohen në Kosovë

Fabrikat e shkatërruara në Shqipëri. Mineralet përpunohen në Kosovë

Publikuar më: 09:22 15-08-2017

Shkatërrimi i fabrikave të përpunimit të mineraleve gjatë periudhës së tranzicionit bën që mineralet e shumta që nxjerr nëntoka jonë të përpunohen jashtë vendit duke rritur kështu dhe koston. Në zonën mineralmbajtëse të Kalimashit në Kukës qindra ton hekurnikel po nxirren nga sipërfaqja, teksa dhjetëra kamionë në ditë furnizohen dhe e transportojnë atë për përpunim në Kosovë.
Punonjësit në kantier shpjeguan se në Kosovë është një fabrikë përpunimi që ndan squfurin nga minerali bruto dhe gjithashtu ndaj nikelin dhe lëndën e parë të hekurit.
Në autostradën e Kombit, kostot e transportit për në Kosovë janë më të ulta, ndaj është më e lehtë shitja atje.
Rritja e çmimeve të mineraleve në bursat ndërkombëtare ka rizgjuar interesin për shfrytëzimin në nxjerrje të rezervave të kromit dhe mineraleve të tjera. Po problem tjetër është se nxjerrja e mineraleve po bëhet në mënyrë të fragmentuar dhe shpesh jo e kontrolluar, mungojnë impiantet e përpunimit të mineraleve duke bërë që të humbë një pjesë e konsiderueshme e vlerës së tyre. Industria minerare është një pjesë të rëndësishme në ekonominë e Kosovës, ndaj linjat përpunimit atje me gjithë problematiken që shfaqin nuk janë shkatërruar siç ka ndodhur në Shqipëri ku një pjesë e madhe tyre janë shitur për skrap.
Mineralet shqiptare transportohen për përpunim në një fabrikë ne Drenas të Kosovës, e cila i ka mbijetuar edhe bombardimeve të vitit 1999 dhe tranzicionit të shpërndarjes së ish -Jugosllavisë. Njësia e përpunimit të feronikelit atje është rikuperuar me investime të reja me 2007 duke e bërë atë të gatshme të përpunojë edhe sasitë shqiptare të mineraleve bruto.

Article Logic
Execution time: 0.0073270797729492