INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lionel Messi fluturon me avionin privat të bërë enkas për të! Shikoni veçoritë e tij të mahnitshme[FOTO]

Lionel Messi fluturon me avionin privat të bërë enkas për të! Shikoni veçoritë e tij të mahnitshme[FOTO]

Publikuar më: 19:55 12-12-2018

Lionel Messi ka një avion privat në dispozicion të tij, për të lëvizur së bashku me familjen. Avioni është ndërtuar nga një kompani argjentinase dhe i dizenjuar posaçërisht për Messin dhe familjen e tij.

Ka disa veçori mjaft të këndshme brenda tij, ky përfshihet një kuzhinë për të gatuar, dy banjo dhe 16 vende për tu ulur.

Shkallët me të cilat mund të hipësh në avion kanë të shkruara në to emrin e Messit, gruas së tij Antonela dhe fëmijëve të tij Tiago, Ciro dhe Mateo.

Gjithsesi avioni nuk zotërohet nga ylli i Barcelonës, por për momentin është vetëm i marrë me qera. Por, kjo nuk e shqetëson argjentinasin pasi ai po bën një sezon të shkëlqyer me ekipin e tij duke shënuar 17 gola dhe duke asistuar 10 të tjerë.
mesi_avion.jpg

mesi_avion_1.jpg

mesi_avion_2.jpg

mesi_avion_3.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0044419765472412