INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lindita sërish në mediat ndërkombëtare! Mos është kjo shenjë fitoreje në Eurovision? [FOTO]

Lindita sërish në mediat ndërkombëtare! Mos është kjo shenjë fitoreje në Eurovision? [FOTO]

Publikuar më: 16:00 03-02-2017

Pas Amerikës, bukuroshja 28 vjeçare është gati që të pushtojë edhe Europën.

Si mund ta fillonte më mirë rrugëtimin e saj përveçse me kompeticionin më të rëndësishëm në rang kontinenti, Euriovisionin? Mesa duket ama ky ishte vetëm hapi i parë për Lindën. Ajo ka rënë në sy të prestigjozes franceze Le Figaro, e cila ka shkruar një artikull me titullin bombastik “Lindita Halimi, mbretëresha e konkurseve në Shqipëri”. Në të përshkruhet rrugëtimi i artistes shqiptare, që nga kompeticionet e para në vitin 2007 e deri në fitoren e edicionit të 55 të Festivalit të Këngës, që i dha mundësinë të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision. Natyrisht në mes të këtyre eksperiencave është theksuar edhe ajo në American Idol, ku Lindita u rendit në listën e 25 artisteve më të mira. Nuk kanë munguar komplimentat dhe fjalët e forta për të, në pritje që në mbrëmjen e madhe të Eurovision përfaqësimi i denjë dhe performanca personale ta ngjisin edhe më lart artisten e talentuar.

lefigaa.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037078857421875