INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lindita Nikolla 'garon' me STUDENTËT, del për herë të dytë në konferencë. Ja pse...

Lindita Nikolla 'garon' me STUDENTËT, del për herë të dytë në konferencë. Ja pse...

Publikuar më: 15:35 06-12-2018

Në një dalje të dytë për mediet, brenda dy orësh ministrja Lindita Nikolla bën një propozim të ri. Ajo kërkoi që këshillat studentorë të nisin bashkëbisedimin me përfaqësuesit e Ministrisë për zgjidhjen e kërkesave të paplotësuara të studentëve.

''Kam marrë një kërkesë nga këshillat studentorë që e miratoj me të dy duart që të ngrihen grupe pune për 3 pikat e tjera. Jam shumë dakord për të ndërtuar një dialog ku çdo aktor në jetën e universitetit t’i bëjë transparente për gjithçka që bëhet në jetën universitare”, deklaroi ministrja Nikolla.


Studentët aktualisht po qëndrojnë përballë Ministrisë së Arsimit ku kërkojnë që të plotësohen të gjitha kërkesat që i kanë paraqitur Ministrisë.

Në daljen e parë për mediet Lindita Nikolla tha se qeveria shfuqizon që sot VKM për nenin 4 për provimet e mbartura.

Pavarësisht kësaj studentët bënë me dije se nuk do të tërhiqen derisa të plotësohen të gjitha pikat.

Ata që nga ora 10:00 kanë nisur protestën e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.00364089012146