INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lily Allen shokon me rrëfimin e saj: E kam tradhëtuar burrin me gra eskortë

Lily Allen shokon me rrëfimin e saj: E kam tradhëtuar burrin me gra eskortë

Publikuar më: 16:49 04-09-2018

Këngëtarja britanike, Lily Allen, e cila është e njohur për sinqeritetin dhe të qenit e hapur në intervistat e saj, asnjëherë nuk i ka fshehur detajet nga jeta private. Megjithatë, ka arritur të mbajë shumë gjëra të fshehta deri më tani, të cilat janë përfshirë në librin autobiografik, “My Thoughts Exactly”, që do të botohet së shpejti.

Ajo ka treguar se një kohë të gjatë ka vuajtur nga depresioni. “E kisha humbur ndjenjën për veten, identitetin tim. Kam qenë nënë e keqe dhe kam qenë e keqe në punën time”.
“Zgjohesha në mes të ditës në autobusin e turneut dhe mërmëroja.

E kam tradhtuar burrin tim”, ka thënë Lily për Sam Cooper, me të cilin është shkurorëzuar para dy vitesh.
Këngëtarja i ka publikuar në Instagram edhe disa detaje në lidhje me tradhtinë që i ka bërë burrit të saj.


“Kam fjetur me prostituta femra kur isha në turne, sepse isha e humbur dhe e vetmuar dhe kërkoja diçka. Nuk jam krenare, por nuk jam e turpëruar”. “Nuk e bëj më…”, ka theksuar Allen duke e promovuar autobiografinë e saj dhe ka thënë se është vetëdijshme se mediat do t’i shtrembërojnë gjërat, por ajo dëshiron ta tregojë të vërtetën.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038139820098877