INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ligji për makinat e vjetra/Bien ndjeshëm importet

Ligji për makinat e vjetra/Bien ndjeshëm importet

Publikuar më: 13:07 18-01-2019

Ligji për ndalimin e makinave më të vjetra se 10 vjet që hyri në fuqi rreth një muaj më parë po jep efektet e para. 

Të dhënat zyrtare të publikuara nga Doganat tregojnë se në dhjetor 2018 u importuan vetëm 1.749 automjete të përdorura, një shifër shumë më e ulët se mesatarja mujore para implementimit të ligjit, që ishte 3.000-5.000 automjete.
Po habi bën muaji nëntor, pasi tregtarët nxituan të importonin automjete të përdorura tej nevojave të tregut dhe numri arriti në nivel rekor në 7.731.
Në total, gjatë gjithë vitit 2018 janë importuar rreth 50 mijë mjete të përdorura, me një rritje prej 11% në raport me vitin 2017. Ky është dhe niveli më i lartë që nga 2012-2013, kohë kur u konstatua rritje e importit të mjeteve të përdorura, pas heqjes së detyrimeve doganore.
Me ligjin e ri mjetet e reja, që do të hyjnë duhet të përmbushin normën Euro 5, si për makinat ashtu dhe kamionët, ndërsa autoveturat e përdorura, që përmbushin normën Euro 4, duhet të jenë prodhuar jo më shumë se 10 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri.

Article Logic
Execution time: 0.0037250518798828