INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ligji: Gjobë ose 15 ditë burg nëse nuk respekton qeverinë

Ligji: Gjobë ose 15 ditë burg nëse nuk respekton qeverinë

Publikuar më: 14:02 07-03-2019

Parlamenti i Rusisë miratoi një ligj kundërthënës, i cili u lejon gjykatave t’i burgosin njerëzit për “mosrespektimin” e zyrtarëve qeveritarë ose shtetërorë, përfshirë presidentin rus, Vladimir Putin.

Ligji i cili, sipas kritikëve, kujton legjislacionet e kohës sovjetike kundër disidentëve politikë, parasheh gjoba deri në 100,000 rubla, apo 1,300 euro, për, siç thuhet, “postimet e pahijshme online”, të cilat tregojnë "mungesë respekti për shoqërinë, vendin, simbolet shtetërore të Rusisë, Kushtetutën ose autoritetet".

Shkelësit e përsëritur mund të goditen me gjoba dyfish ose me 15 ditë burgim.

Alexander Verkhovsky, udhëheqës i Qendrës Sova në Moskë, e cila monitoron abuzimet me legjislacionin kundër ekstremizmit, tha se njerëzit mund të përballen me persekutim për komentet online, të tilla si “Putini është bastard”, ose për shaka për Parlamentin.

Parlamenti rus gjithashtu miratoi një legjislacion të veçantë që do t'iu japë autoriteteve kompetenca për të bllokuar faqet në internet që publikojnë materiale "mosrespektuese" ose "lajme të rreme".

Ligjet vijnë pasi vlerësimi publik për Putinin ka rënë në 33%, që është niveli më i ulët në 13 vjet.

Nuk janë të rralla rastet e çensurimit të mediave në Rusi. Në vitin 2000 në një television Putin u përshkrua si një njeri i keq. E brenda pak muajsh televizoni u mor nën kontrollin e shtetit dhe sigurisht “ofendimet” ndaj shefit të Kremlinit u zhdukën nga ekranet e Rusisë.

Article Logic
Execution time: 0.0034220218658447