INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lidhja dhe ndarja me këngëtaren shqiptare, flet për herë të parë Tokja

Lidhja dhe ndarja me këngëtaren shqiptare, flet për herë të parë Tokja

Publikuar më: 14:26 18-01-2022

Në “Ftesë në 5” ishte i ftuar Eltion Merja, balerini i njohur që përfundoi eksperiencën në “BBVip” spektaklin e kaluar.

I njohur përgjithësisht si Tokja, ai rikomentoi debatin e bujshëm të 11 viteve më parë me Ilirin, ndërsa zbuloi edhe detaje që nuk mundi t’i tregonte gjatë qendrimit në shtëpinë e famshme.

I pyetur nga Bieta për jetën personale, veçanërisht për historinë e dashurisë me Rovena Dilon për të cilën u shkruajt nëpër portale, Tokja refuzoi të fliste.

“Është diçka që i përket të shkuarës dhe nuk kam dëshirë ta komentoj”, u shpreh ai.
Bieta: Kujtim i bukur?
Eltioni: Unë gjithnjë kam kujtime të bukura, nuk kam kujtime të shëmtuara në jetë…
Bieta: Aktualisht je i lidhur?
Eltioni: Po!

 

Article Logic
Execution time: 0.0061490535736084