INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Ka qejf Donaldin’/ Shpërtheu në lot pas akuzave të Beatrixës në sfidë, REAGON vëllai i Egzonës

‘Ka qejf Donaldin’/ Shpërtheu në lot pas akuzave të Beatrixës në sfidë, REAGON vëllai i Egzonës

Publikuar më: 13:29 18-01-2022

Egzona Rafuna ka pasur disa momente mjaft të vështira, edhe pse ka vetëm pak ditë brenda asaj shtëpie. Beatrix ishte në një mision të fshehtë nga “Vëllai i Madh” ku vendosi në qendër të vëmendjes Egzonën për marrëdhënien me Donaldin ndërsa këtij të fundit i tha se moderatorja e kishte qejf. Më pas edhe ai u përfshi në misionin sekret.

Në momentin që “Vëllai i Madh” u tha që të tregonin se e gjitha ishte një lojë, Egzona shpërtheu në lot.

Lidhur me këtë situatë mjaft të vështirë për moderatoren, ka reaguar vëllai i saj përmes një postimi në “Instastory”. Ai ka postuar një fotografi me të motrën, ku bashkëngjitur me të shkruan:

“Bëhu e fortë motrushi jem”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0032339096069336