INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lëvizjet e befta të Bashës, çfarë e solli brenda ditës nga Vjena në Tiranë?

Lëvizjet e befta të Bashës, çfarë e solli brenda ditës nga Vjena në Tiranë?

Publikuar më: 16:30 22-02-2019

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha qëndroi vetëm disa orë në Vjen. Ai sot shpërndau një fotografi në rrjetet sociale nëpërmjet së cilës tregoi se ndodhej në Asamblenë Parlamentare të OSBE. Pas këtij takimi ai po sot është kthyer në Tiranë pasi pasdite e sotme kishte thirrur në mbledhje Kryesinë e PD, për të vendosur hapat mbi aksionin në vijim të opozitës. Një çështje tjetër që do të shqyrtohet në mbledhej është marrja e deklarimeve të kandidatëve pauses në listat e PD, për të mos marrë mandatin e deputetit që lanë kolegët e tyre. Ndërkohë, i vetmi deputet që nuk pranoi të dorëzojë mandatin nga radhët e demokratëve është Myslim Murrizi. Ai një ditë më parë tha se, vendimin për djegien e mandateve, PD nuk e kishte konsultuar me faktorin e huaj.

 

 

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0031921863555908