INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lëkura është çmendur! Dua Lipa na zbuloi fytyrën plot me akne dhe do të donim të kishim guximin të bënim të njëjtën gjë [FOTO]

Lëkura është çmendur! Dua Lipa na zbuloi fytyrën plot me akne dhe do të donim të kishim guximin të bënim të njëjtën gjë [FOTO]

Publikuar më: 16:05 14-01-2019

Të gjithë në një periudhë apo një tjetër të jetës kemi përjetuar të kemi akne në fytyrë dhe ndonjëherë gjendja e lëkurës degradon aq shumë sa bëjmë çmos për t'i fshehur si me produkte make up-i po ashtu dhe në foto. 

Por, ashtu si dhe ne dhe të famshmit kalojnë të njëjtat probleme, por ata i fshehin ndoshta më mirë dhe paraqesin gjithmonë anën e tyre më të kuruar. 

duke qenë se presioni ndaj VIP-ave për t'u dukur gjtihmonë perfektë është më i madh, ata i shfaqin dhe më rrallë ose fare "defektet" e tyre, por ky nuk ka qenë rasti i Dua Lipës. 

Këngëtarja me fytyrën totalisht pa make up, na ka treguar se fytyra e saj është mbushur me akne dhe duket se lëkura e saj po kalon një periudhë të 'çmendur'. 

Dhe e kuptojmë mjaft mirë, pas gjithë angazhimeve, tapeteve të kur, koncerteve është thuajse e pamundur t'a mabsh lëkurën të shëndetshme siç duhet. 

E megjithatë nuk e mohojmë se jemi kaq xheloze për guximin e saj, jo pak njerëz sot i tregojnë hapur "defektet" e tyre, të paktën jo në një botë të mbushur me filtra. 

dua_lipa.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037078857421875