INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lejimi i importit të mbetjeve, Rama nuk e bëra unë por 3 deputetë!

Lejimi i importit të mbetjeve, Rama nuk e bëra unë por 3 deputetë!

Publikuar më: 14:37 06-07-2016

Menjëherë pas publikimit në media se qeveria Rama rikthen importin e mbetjeve të riciklueshme, ka reaguar qeveria. Nëpërmjet portalit Transparenca.al, qeveria hedh poshtë se është ajo nismëtarja e këtij propozimi. Por në relacionin e projektligjit të depozituar në Kuvend në fund të muajit Qershor janë publikuar dhe personat që kanë kontribuar në hartimin e kësaj nisme.
Relacioni i projektligjit:
“PERSONAT DHE INSTITUCIONET QË KANË KONTRlBUAR NË HARTIMIN E PROJEKT AKTIT
Akti është hartuar nga Ministria e  Mjedisit, në bashkëpunim me Shoqatën e Ricikluesve në vend dhe me Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë”.
Edhe pse në reacionin e draftit, thuhet se projektligji është hartuar nga Ministria e mjedisit në bashkëpunim me Shoqatën e Ricikluesve dhe me Komisionin e Veprimtarisë prodhuese, Kryeministri ka një tjetër pretendim. Kjo nismë sipas tij është nismë personale e tre deputetë, Eduard Shalsi, Ervin Bushati dhe deputetit të LSI Bujar Derveni.
Në fakt kjo është e verifikueshme edhe në relacionin e projektligjit, ku tre deputetët shfaqën si propozues të këtij ndryshimi ligjor.


Por Kryeministri nuk thotë se kjo nismë në fakt vjen nga radhët e saj, e njëri prej tyre, Eduart Shalsi, është kryetar i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, i cili është dhe komisioni përgjegjës për shqyrtimin e kësaj nisme në Kuvend. Mbetet për tu konfirmuar qëndrimi i Kryeministrit Edi Rama mbi këtë propozim, i cili është depozituar në Kuvend në datën 30 Qershor 2016. A është kjo një nisëm e konsultuar në radhët e socialistëve apo vërtetët deputetët Shalsi e Bushati e kanë ndërmarrë këtë nisëm pa dijeninë e shefit të tyre në parti, Edi Rama.
Ja njoftimi i Kryeministrisë:
“Sqarojmë se qeveria nuk ka depozituar asnjë nismë ligjore me qëllim importin e mbetjeve jo të rrezikshme në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10 463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve", të ndryshuar”, është një nismë personale e deputetëve Eduard Shalsi, Ervin Bushati dhe Bujar Derveni. Ky fakt është lehtësisht i verifikueshëm pasi projektligji, i cili është firmosur vetëm nga deputetët nismëtar, gjendet në faqen zyrtare të Kuvendit.

Article Logic
Execution time: 0.002830982208252