INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fondi për Paqen: Shqipëria dhe Maqedonia vendet më të “rrezikshme” në rajon [FOTO]

Fondi për Paqen: Shqipëria dhe Maqedonia vendet më të “rrezikshme” në rajon [FOTO]

Publikuar më: 14:04 06-07-2016

Organizata më e madhe në botë që monitoron nivelin e jetueshmërisë për të gjithë vendet Fondi për Paqen e kategorizon vendin tonë në grupin e shteteve me rrezik.
Sipas studimit të fundit të këtij Fondi, Shqipëria ka rënë disa shkallë në vitin 2016, sipas Indeksit të Brishtësisë, duke u grupuar në grupin e “alarmit”, ndërsa vitin që shkoi ndodhej në atë me “risk të ulët”. Indeksi i Shteteve të Brishta kryer nga Fondi për Paqe, mat disa komponentë dhe më pas rendit rezultatet.
Ato janë: Presionet Demografike, Niveli i Refugjatëve, Zhvillimi ekonomik, Tensione dhe dhunë, Të drejtat e njeriut, Varfëria, Forcimi i shtetit, Shërbimet Publike dhe Funksionimi i ligjit.
Krahasuar me rajonin, Maqedonia e renditur e 111-ta gjendet në të njëjtën zonë risku si ne. Ndërsa Serbia dhe Bosnja e Hercegovina janë në zonën e moderuar të riskut. Mali i Zi konsiderohet i vetmi në rajon si stabël.
Vendet botërore më stabël konsiderohen Norvegjia, Zelanda e Re, Danimarka dhe Zvicra. Ndërsa vendet me alarm risku shumë të lartë janë Somalia, Sudani Jugor, Afrika Qëndrore, Jemeni dhe Siria.

Article Logic
Execution time: 0.0033528804779053