INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Leicester edhe “i skuqur” nuk mposhtet, ëndrra vazhdon...

Leicester edhe “i skuqur” nuk mposhtet, ëndrra vazhdon...

Publikuar më: 16:36 17-04-2016

Pas një serie rezultatesh pozitive, më në fund Leicester është ndalur në një ndeshje shumë emocionuese.  Në pjesën e parë Leicester shënoi përmes Jamie Vardy-t, duke shkuar në pushim me avantazhin e një goli.

Në pjesën e dytë gjërat shkuan si mos më keq për vendësit, fillimisht morri kartonin e dytë të verdhë për simulim, Jamie Vardy, duke u përjashtuar nga loja.
Të besuarit e Rainerit ruajtën me shumë sakrifica rezultatin deri në fund minutën e 83-të, por më pas miqtë barazuan shifrat me Carrolll nga pika e bardhë dhe më pas shënuan edhe golin e avantazhit me Kreswell 3 minuta më vonë.

Gjithsesi kur dukej se gjithçka po përfundonte, në fund  arbitri akordon një 11-metërsh, që kthehet në gol nga Ulloa. Pas këtij barazimi, Leicester renditet në vendin e parë me 73 pikë, 8 më shumë se Tottenham, por me një ndeshje më pak.

Article Logic
Execution time: 0.0035369396209717