INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E akuzuan për shkarkimin e Ranierit, drama e Jamie Vardy: Më kërcënojnë me vdekje!

E akuzuan për shkarkimin e Ranierit, drama e Jamie Vardy: Më kërcënojnë me vdekje!

Publikuar më: 16:04 21-03-2017

Kohëra të vështira, shumë të vështira për Jamie Vardy.

Një nga yjet e Leicesterit të mrekullive është akuzuar se ishte ndër arkitektët e largimit të trajnerit Claudio Ranieri nga drejtimi i dhelpërave. Që nga ai moment jeta e tij ka ndryshuar rrënjësisht, deri sa ka marrë edhe kërcënime me vdekje, siç tregon sulmuesi 29 vjeçar. Ai vetë ka rrëfyer për BBC se fjalët që kishte dorë në shkarkimin e Ranierit janë zëra “falsë dhe ofendues”. Jeta e tij është bërë një ferr i vërtetë, aq sa nuk guxon të dalë në rrugë me gruan dhe fëmijët e tij. Pavarësisht formës së dobët të ekipit kampion në fuqi të Anglisë, shkarkimi i Ranierit nuk është përtypur dot nga tifozët, aq sa në shënjestrën e tyre ka përfunduar edhe lojtari që e tërhoqi zvarrë skuadrën e tij drejt titullit kampion nëpërmjet golave vendimtarë. Dhe të mendosh që vetëm verën e kaluar ai refuzoi kalimin tek gjigandët e Arsenal vetëm për dashurinë ndaj skuadrës dhe qytetit të tij. Një dashuri që po i kthehet si shuplakë në fytyrë.

Article Logic
Execution time: 0.0034561157226562