INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Legalizimet, Artan Lame favorizon emigrantët

Legalizimet, Artan Lame favorizon emigrantët

Publikuar më: 13:41 16-08-2016

Sezoni veror sjell një numër të emigrantësh shqiptar që kthehen në atdhe për të kaluar pushimet e verore. Por ky moment është përdorur shumë shpesh për të vijuar me plotësimit e dokumentacioneve të ndryshme të tyre. Shumë prej tyre kanë ndërtuar banesat e tyre në atdhe ndërsa procesi i legalizimeve të tyre shpesh ju ka marrë shumë kohë. Për këtë arësye kreu i ALUIZNIT Artan Lame lajmëroj se të gjitha zyrat e ALUIZN-it në të gjithë vendin do të jenë në dispozicion të tyre.
Kreu i këtij institucioni, Artan Lame u kërkoi qytetarëve që jetojnë në Shqipëri që t’i hapnin udhë emigrantëve për të kryer procedurat e legalizimit.
Artan Lame:
“I bëj thirrje të gjithë emigrantëve që të përfitojnë nga kjo periudhë për të mbyllur procedurat e legalizimit të tyre. Të jenë të bindur që personelin e ALUIZN-t do ta kenë në dispozicion gjatë gjithë kësaj periudhe. Gjithashtu, për shkak të mbingarkesës në këto momente, do t’u kërkoja mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve të tjerë që t’i hapin rrugë emigrantëve në këtë moment piku, moment ky që përfundon pas gjysmës së parë të shtatorit. Ndaj, le t’u gjendemi pranë në këtë moment.
Ne kemi marrë masa pranë sporteleve tona për këtë masë të madhe të qytetarëve tanë, që gjatë qëndrimit të tyre të mund të kryejnë procedurat e legalizimit të shtëpive të tyre. Për të gjithë rastet e tjera rutinë, qytetarët ftohen të presin me qetësi ekipet tona. Le të koordinohemi së bashku për ta çuar procesin më përpara”.
Për sa i përket legalizimit të banesave, Lame bëri me dije se për muajin korrik në rang Republike janë legalizuar 5505, ndërsa për muajin qershor janë kryer rreth 4 mijë legalizime.

Article Logic
Execution time: 0.0037219524383545