INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ledri Vula në zi, humb personin e shtrenjtë: Kurrë më...

Ledri Vula në zi, humb personin e shtrenjtë: Kurrë më...

Publikuar më: 14:37 18-03-2021

Një ditë e trishtë për Ledri Vulën. Gjyshi i tij është ndarë nga jeta ditën e sotme. Lajmin e ka bërë me dije nëna e reperit, Xheraldina përmes një postimi në rrjete sociale.

Krahas një fotoje të të atit që ka publikuar, Xheraldina shkruan: “Baba jem i miri, sot t’i mbylla sytë dhe të ledhatova për herë të fundit. Të dua, stambollesha jote përjetë, Xherushi.”

 

 Ledri ka treguar dhe më parë se gëzonte një raport mjaft të ngushtë me të ndjerin. Ai ndante shpeshherë fotografi me gjyshin në rrjete sociale, dhe njihej për tipin e tij sportiv.

Lidhur me këtë lajm të trishtë ka reaguar dhe vetë Ledri, i cili ka publikuar pak minuta më parë një foto ku shihet i mbështetur në prehrin e gjyshit. “Kurr ma në prehnin tond gjysh”, janë fjalët e reperit krahas fotos. Miq të njohur dhe fansa e tij i kanë shprehur ngushëllimet reperit.

 ledrivula_161063313_1351466405186838_1844904818508336008_n-640x732.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035240650177002