INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ledioni na tregoi momentin kur i propozoi, shihni si reagon Sara Hoxha [FOTO]

Ledioni na tregoi momentin kur i propozoi, shihni si reagon Sara Hoxha [FOTO]

Publikuar më: 23:19 06-03-2018

Ata të dy jo pak herë ia shprehin njëri-tjetrit publikisht atë që ndjejnë.

Ledion Liço dhe Sara Hoxha janë një nga çiftet më simpatikë dhe të dashur për publikun shqiptar. Dashuria e tyre është bekuar me një djalë të quajtur London Noor dhe vazhdojnë ta shijojnë çdo moment të lidhjes së tyre duke mos i kursyer as deklaratat publike.

Së fundmi Ledioni nëpërmjet Instagramit na ka treguar një nga ditët e tij më të rëndësishme, pikërisht atë kur moderatori i ka vendosur unazën në gisht Sarës.

“Dita kur ajo tha ‘Po’ dhe më pas hëngrëm ‘churros’ për ta festuar!”- ka treguar Ledioni përbri fotos ku shihet me Sarën e cila mban një unazë në gisht.

Nuk mund të mos komentonte Sara në këtë foto, teksa shkruan: “A nuk dukem shkëlqyer?”

lorsa.png

Article Logic
Execution time: 0.003629207611084