INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fansja e akuzon për botoks, Lori Hoxhës i soset durimi dhe i kthehet keq fare. Ja çfarë i thotë [FOTO]

Fansja e akuzon për botoks, Lori Hoxhës i soset durimi dhe i kthehet keq fare. Ja çfarë i thotë [FOTO]

Publikuar më: 22:53 06-03-2018

Nuk është se acarohet shpesh, por këtë herë nuk u përmbajt! Me stilin dhe sharmin e veçantë që shpalos në jetën e përditshme dhe këtë ua ofron ndjekësve të saj në rrjetet sociale, Lori është kthyer në një nga personazhet publikë më të dashur. Ajo njihet për dashurinë e saj për modën dhe veshjet e saj shpesh herë kthehen në trend e jo më kot është një fashion blogger e vërtetë.

Por për fat të këq, trashëgimtarja e Top Channel shpesh herë është bërë pjesë “ e sulmeve” në Instagram ku i përmendin jetën luksoze dhe ndërhyrjet dhe këto janë pikërisht komentet që s’i duron dot.

Së fundmi, një nga fanset e ka akuzuar trashëgimtaren e Top Channel për përdorim të shumtë botoksi: “Fytyra gjithë botoks…Buzët e bëra…Dhe prapë dukesh origjinale në sytë e meshkujve”.

Të tilla komente duket se nuk i kanë pëlqyer aspak Lorit, e cila i është përgjigjur kështu: “Nuk kam botoks në fytyrë, kështu që mbylle gojën. Jam 24 vjeçe, nuk më duhet!” Një reagim të tillë nuk ndodh shpesh ta shohim nga Hoxha, por ja që akuza e fundit ia sosi durimin.

rolitintv.jpg

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0038661956787109