INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Largohet nga jeta shkrimtari i madh Dritëro Agolli

Largohet nga jeta shkrimtari i madh Dritëro Agolli

Publikuar më: 17:40 03-02-2017

Largohet nga jeta nga një sëmundje e rëndë në mushkëri shkrimtari i madh Dritëro Agolli. Ai ndërroi jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku dhe prej një jave ka qënë i shtruar. Agolli ishte 86 vjeç.
Ai ka lindur në Devoll në vitin 1931 dhe më pas gjimnazin e kreu në Gjirokastër ndërsa studimet e larta për letërsi në Petërburg. Për disa vite ka punuar në gazetën Zëri i Popullit dhe ka drejtuar dhe Lidhjen e Shkrimtarëve. Agolli ka qënë edhe deputet në disa legjislatura.
I madhi Dritëro do të mbahet mend nga shqiptarët për penën e tij të veçantë, pasi po lë pas dhjetra vepra ku përmendim, Nënë Shqipëri apo Shkëlqimi dhe rënia e Shokut Zylo, por dhe të tjera po kaq cilësore.
Veprat e tij kanë bërë që ai të vlerësohej dhe me shumë tituj dhe çmime.

Article Logic
Execution time: 0.0036251544952393