INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Largohen Xhaka dhe Abrashi nga Kombëtarja? Ja çfarë thotë De Biasi

Largohen Xhaka dhe Abrashi nga Kombëtarja? Ja çfarë thotë De Biasi

Publikuar më: 16:10 25-03-2017

Gjatë konferencës për shtyp në resortin “Tropikal”, trajneri Giani De Biasi ka dhënë shumë përgjigje për pyetjet agresive që gazetarët kanë patur për të.

“Nuk ka asnjë lloj refuzimi nga Xhaka pasi ka probleme, ndërsa Abrashi ka probleme fizike me gjurin dhe kjo e kushtëzoi. Përsa i përket të ardhmes së tyre, nuk ka asnjë të vërtetë dhe asnjë hamendësim për sa i përket rikthimit të tyre.  Është keqkuptuar pyetja e kolegut gazetar italian. Nuk kam thënë asgjë për një largim të mundshëm apo diçka tjetër. Kam thënë që do të pres të zbardhi dita për të biseduar me presidentin për atë që ndodhi me tifozët. Unë kam një të metë të madhe, që mbaj mend shumë. Mendoj që gjatë Europianit, tifozeria shqiptare bashkë me grupin ka bërë diçka shumë të madhe dhe të bukur. Besoj dhe shpresoj të vazhdoj kështu për ta ndihmuar grupin dhe jo për ta dëmtuar atë.

Nuk rri në çdo moment me çelsa në dorë për të kontrolluar se çfarë bëjnë lojtarët në dhomat e tyre. Respektoj të gjitha bindjet dhe besimet e tyre fetare dhe nuk përbën asnjë lloj problemi. A duhet të futen gazetarët aty ku futet hoxha? Në të gjithë botën ka vënde ku gazetarëve nuk i lejohet të futen. Ne jemi të disponueshëm për ju, për të folur dhe ndarë gjithçka duhet. Nuk ka asnjë lloj çensure”, ka thënë tekniku italian.

Article Logic
Execution time: 0.0038800239562988