INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lajm i hidhur për futbollin dhe gazetarinë sportive, ndahet nga jeta një personalitet i madh

Lajm i hidhur për futbollin dhe gazetarinë sportive, ndahet nga jeta një personalitet i madh

Publikuar më: 12:38 10-01-2019

Një personalitet i madh, shumë i shquar i sportit shqiptar ka ndërruar jetën sot 78 vjeçare Mikel Janku. Ish-portieri i Kombëtares dhe i Partizanit, një prej figurave më të mëdha të futbollit shqiptar. Ai ka qënë një ndër figurat më të spikatura të futbollit shqiptar në vitet 60-të. Pas largimit nga futbolli i luajtur, Janku ka qënë drejtues i klubit Partizani.

Nga viti 1992 është përkushtuar në rolin e opinionistit në shumë emisione sportive dhe ka punuar për një periudhë të gjatë kohe si gazetar sportiv. Mikel Janku është nderuar nga Federata Shqiptare e Futbollit me titullin “Nderi i Futbollit Shqiptar”.

Article Logic
Execution time: 0.0037550926208496