INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Laeli dhe Nadja, bebet e para marrin çekun nga Veliaj

Laeli dhe Nadja, bebet e para marrin çekun nga Veliaj

Publikuar më: 17:05 01-01-2018

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vizitoi sot dy bebet e para për t’iu dhënë çekun prindërve të fëmijëve. Ai tha se ardhja ne jetë e shumë bebeve në 1 janar është një bekim për Tiranën. “Më vjen mirë që kemi pasur Laelin djalin e parë, Nadjan vajzën e parë, duke filluar që nga minuta e parë e këtij viti. E kemi nisur mbarë me dy qytetarë të rinj, që besoj do e bëjnë Tiranën më të mirë. Më jep shumë shpresë fakti që pothuajse pa shkuar mesi i ditës në dy maternitetet e Tiranës kemi në total rreth 20 bebushë të rinj dhe them që një qytet që vazhdon dhe rritet është një qytet që ka shpresë. Më e mira për Tiranën dhe për Shqipërinë është përpara”, tha kryebashkiaku.

Veliaj u shprehu mirënjohje dhe të gjithë atyre punonjësve që natën e ndërrimit të viteve kanë qenë në detyrë, në shërbim të qytetarëve.

Article Logic
Execution time: 0.0037631988525391