INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kylie Jenner sërish shtatzënë për herë të dytë? Fansat kapën këtë DETAJ, zbulohet e vërteta!

Kylie Jenner sërish shtatzënë për herë të dytë? Fansat kapën këtë DETAJ, zbulohet e vërteta!

Publikuar më: 20:29 13-07-2021

Pak pasi Kylie Jenner pranoi publikisht ribashkimin me Travis Scott, u vendos në qendër të vëmendjes. Javën e kaluar në rrjet u përfol se ajo mund të ishte shtatzënë. Kjo pasi fansat u kapën pas detajesh, që jo domosdoshmërisht mund të thonë diçka. E gjitha nisi kur ylli i KUWTK publikoi një foto teksa konsumonte sushi, të cilat ishin të gjitha me bazë avokado dhe nuk kishte asnjë shenjë peshku. “Kylie duke ngrënë sushi pa peshk?! … ajo është shtatzënë”, komentuan fansat. Më pas ajo publikoi disa foto me një bluzë të gjerë duke i shtuar më shumë benzinë zjarrit.

Këto dyshime ranë shpejt poshtë pasi ajo publikoi video e foto të tjera në vijim me barkun e sheshtë. Diçka të tillë e ka konfirmuar edhe “The Sun” që raporton se Kylie nuk është në pritje të ëmbël. Por, kjo nuk e përjashton mundësinë që diçka e tillë të ndodhë në të ardhmen sepse ajo dhe Travis dëshirojnë një fëmijë tjetër.

“Ajo nuk është shtatzënë, megjithëse ata janë përpjekur për foshnjën numër dy gjatë muajve të fundit.“-shkruan The Sun.

Kujtojmë se Kylie dhe Travis kanë një vajzë Stormi që është shumë e njohur dhe ka fituar zemrat e miliona ndjekësve nga gjithë bota falë ekspozimit që prindërit i bëjnë në rrjetet sociale.

Article Logic
Execution time: 0.0016541481018066