INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dalin pamjet, arrestohet Atdheu i PËRPUTHEN!

Dalin pamjet, arrestohet Atdheu i PËRPUTHEN!

Publikuar më: 20:29 13-07-2021

Ish-konkurrenti i “Përputhen” nga Gjakova, Atdhe Xharavina ka qenë njëri prej personave, i cili ka bërë më së shumti bujë në këtë program për lidhjet me vajzat, por përveç publikut shqiptar, fytyra e tij është bërë e njohur edhe nga Policia, e cila disa herë e ka arrestuar kosovarin, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatë rrugëtimit të tij në “Përputhen”, Xharavina kishte sqaruar edhe çështjen se pse ai has në “telashe” me policinë, duke u arsyetuar se ekziston një person në kërkim, me emër dhe mbiemrin e njëjtë dhe i cili i përshtatet fizionomisë së tij.

Mirëpo, nga disa pamje të postuara në TOA, shihet se Atdhe Xharavina ka rënë në prangat e policisë, për arsye të panjohura deri më tani.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036740303039551