Ishin pushime përvëluese në Costa Rica për Kylie Jenner bashkë me familjen dhe të dashurin Tyga.
Vetëm pak orë pasi u largua nga Los Angeles, ajo publikoi një foto shumë të nxehtë në shoqëri të reperit 27 vjeçar. Bukuroshja 19 vjeçare u shfaq me një bluze të shkurtër, shumë të shkurtër. Përveç barkut të sa që doli jashtë, bluzja nuk ia doli mbanë që t’i mbulonte as gjoksin. Këtë herë ama motra e vogël Jenner kishte zgjedhur të vishte reçipeta duke mos zbuluar më shumë se ç’duhet. Por veshja e saj intime ishte shumë tërheqëse, ndoshta edhe më shumë se sa gjoksi i saj nudo, të cilin e kemi parë aq shumë sa nuk na bën më përshtypje. Por zhveshja nuk është e vetmja pjesë që provokon, pasi duhet kombinuar edhe me pamjen në fytyrë që ka marrë Kylie. Ajo duket në ekstazë të vërtetë, aq sa e ka veçuar edhe te mbishkrimi i fotos. “Ai rrotullim i syve”...