INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kylie Jenner ndezi rrjetin me këtë fustan, por çmimi i tij është i pabesueshëm [FOTO]

Kylie Jenner ndezi rrjetin me këtë fustan, por çmimi i tij është i pabesueshëm [FOTO]

Publikuar më: 14:39 29-05-2019

Tashmë që Kylie Jenner është miljarderja më e re në botë e di çdokush dhe rrjedhimisht mund të mendojmë se ajo mund të bëjë dhe nga blerjet më qesharake me çmime ekstreme dhe kjo normalisht nuk duhet të na habisë.

E megjithatë edhe pse e dimë mjaft mirë që Kylie ka aq shumë para sa as nuk i numëron dot, nuk mund të themi se nuk u habitëm e nuk vumë duart në kokë kur zbuluam çmimin e këtij fustani me të cilin ylli i rrjeteve sociale së fundmi është shfaqur gjatë një darke me miqtë në Los Angeles.

Minifustani portokalli më sexy i të gjitha kohërave, i cili bëri menjëherë xhiron e rrjetit është një dizanj i krijuar nga ga Julien Macdonald, ish-stilist i Givenchy që prej vitesh ka krijuar markën që mban emrin e tij.

Gjysmë-transparent, me shpatulla të theksuara me vata, super i shkurtër, me dy të çara anësore në pjesën e belit dhe me një dekolte që na bëri të na bjerë nofulla në tokë, ky fustan kushton plot 16 mijë dollarë.

Për të kompletuar look-un e saj bombastik, Kylie gjithashtu kishte zgjedhur këpucët transparente të dizenjuara nga kunati i saj Kanye West dhe extensions super të gjata. 

dxtmfyj.jpg

nkl.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035109519958496