INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kylie Jenner konfirmon lidhjen me reperin PartyNextDoor [VIDEO]

Kylie Jenner konfirmon lidhjen me reperin PartyNextDoor [VIDEO]

Publikuar më: 11:54 24-06-2016

Thonë se plumbi del me plumb, një teori që edhe Kylie Jenner e ka vënë në jetë.

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” i dha fund lidhjes shumë-vjeçare me reperin Tyga në mars, por reperat duket të mbeten një nga dobësitë e Kylie-t. Kjo sepse edhe i dashuri i saj i ri, është një reper. E nëse deri tani kishim dyshime mbi lidhjen e Jenner dhe PartyNextDoor, ky klip i artistit amerikan i vërteton të gjitha. Në Snapchat kanë postuar një pjesë të “Come And See Me”, ku protagoniste është bukuroshja 18-vjeçare, një klip që përfundon me një puthje pasionante mes çiftit. A duhen më shumë prova se kaq?!

Article Logic
Execution time: 0.0033469200134277