Ajo që askush se priste të ndodhe mes “Mbretit” dhe “Mbretëreshës” së OTR, ka ardhur shumë e papritur për fansat dhe shumë kolegë të tyre.
Të shumta kanë qenë reagimet nga fansat e dy artistëve në postimin që bëri Noizy. Ajo çfarë vihet re është se pjesa më e madhe e tyre mbështesin reperin dhe kritikojnë Encën e cila sipas tyre më tepër përdor photoshop nëpër foto sesa është e suksesshme.
Por kush tjetër u gëzua për prishjen e kësaj marrëdhënieje? Përveç anëtarëve të grupit OTR të cilët sigurisht janë në anën e Noizyt, njëra ndër ta është edhe këngëtarja Beatrix Ramosaj. Ajo e ka pëlqyer statusin e fundit të reperit kushtuar Encës. Kujtojmë që të dyja këngëtaret kanë qenë më parë mikesha por e kanë prishur marrëdhënien dhe e gjitha nisi për një ironi që Beatrix bëri ndaj Encës për përdorimin e photoshop-it nëpër foto.
Sherri mes artistëve duket se i ka ardhur shumë për shtat Beatrix-it e cila nuk e ka fshehur kënaqësinë për këtë “ndarje”.
Ndërkohë fansat kanë komentuar edhe një foto të fundit të postuar nga Çiljeta dhe shkruan “Happy” pikërisht një ditë pas largimit të Encës nga OTR.










27 Jan 2026 





