INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush studion muzikë, është më i zoti në matematikë, shkencë e gjuhë të huaj

Kush studion muzikë, është më i zoti në matematikë, shkencë e gjuhë të huaj

Publikuar më: 10:43 26-06-2019

Sa më shumë të studiohet muzikë aq më i zoti je në lëndën e matematikës, shkencë dhe në mësimin e gjuhës angleze. Në këtë përfundim ka arritur një studim i realizuar nga ekspertë dhe psikologë amerikanë.

Hulumtuesit kanë analizuar regjistrat e shkollës të mbi 112000 studentëve ku u pa se rreth 13% prej tyre që kishin marrë pjesë në një kurs muzike duke mësuar vegla muzikore si piano, jazz apo kishin marrë pjesë në koret e koncerteve.

U pa se studentët që kishin frekuentuar leksione muzike e në vecanti kishin mësuar instrumente kishin rezultate më të mira në tri lëndë, shkenc,ë matematikë dhe gjuhën angleze.

“Në shkollë u pa se fëmijët që kishin mësuar një instrument për shumë vite ishin rreth një vit më shumë të zhvilluar sa i përket aftësisë për të mësuar lëndët si matematikë, anglisht e shkencë.

Një fakt i tillë shkon përtej edhe faktorëve gjenetikë, etnisë apo statusit socioekonomik.

“ Për të mësuar një instrument muzikor shprehen psikologët një student duhet të mësojë notat, të zhvillojë koordinimin sy duar mendje, të përcaktojë aftësinë e të dëgjuarit por edhe disiplinën e skuadrës.

Të gjithë këto eksperienca të të mësuarit kanë një rol të rëndësishëm në aftësisë konjitive. Kërkimi tregoi se pikërisht muzika mund të përmirësojë zhvillimin akademik në 360 gradë.

Article Logic
Execution time: 0.0038058757781982