INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Krizat politike që ndjekin zgjedhjet në Shqipëri, ja çfarë propozon Alfret Moisiu

Krizat politike që ndjekin zgjedhjet në Shqipëri, ja çfarë propozon Alfret Moisiu

Publikuar më: 11:37 26-06-2019

Ish-Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu thotë se situata e krizave të ndjekin zgjedhjet në Shqipëri duhet të marrë fund një herë e përgjithmonë. Ai doli në një deklaratë për mediat, me përfaqësues të medias, shoqërisë civile dhe biznesit, ku mes të tjerash tha se është e domosdoshme amendimi i ndryshimeve kushetutese që u bënë në 2008. “Ndryshimet kushtetuese të 2008-ës sollën pasoja negative, ndaj është i nevojshëm amendimi i plotë i këtyre ndryshimeve. Gjithashtu, Presidenti të zgjidhet nga populli”, tha Moisiu.

"Për fat të keq kriza politike po përkeqësohet. Është koha e fundit për dialog mes aktorëve politikë për të gjetur një zgjidhje në interes të Shqipërisë dhe jo në kurriz të saj. Është koha për një zgjidhje afatgjatë për të mos u kthyer në krizat ciklike. Veprimet e dhunshme ndaj instituticioneve kanë cenuar imazhin e Shqipërisë. Vetëm më vota arrihet demokracia funksionale", tha ai.
Ai e quajti të patplerueshme nditja e dhunës mes shqiptarëve për interesa personale.

Është e patolerueshme nxitja e urrejtjes mes shqiptarëve për interesa vetjake apo personale të disa drejtuesve politikë. Përdorimi i shprehjeve nxitëse dhe përçarëse, retorika denigruese ndaj rivalëve nga secila palë politike, mungesa e dialogut mes partive kryesore. Të gjithë këta faktorë kanë çuar në cenim të sigurisë së qytetarëve”, deklaoi ish-Presidenti.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037450790405273