INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush mungoi? Ditëlindja e Fatjonit zbuloi shoqëritë në ‘’Për’puthen’’!

Kush mungoi? Ditëlindja e Fatjonit zbuloi shoqëritë në ‘’Për’puthen’’!

Publikuar më: 15:32 11-05-2021

Fatjoni ka festuar së fundmi ditëlindjen e tij. Ish-konkurenti i ‘’Për’puthen’’ ka organizuar një festë të madhe me rastin e ditëlindjes së tij ku kishte të ftuar të shumtë.

Në mesin e tyre natyrisht nuk kanë munguar edhe konkurentë të programit, me të cilët ka kaluar një kohë të gjatë brenda, por për qudi kishte edhe të tjerë që janë futur vonë.

Përmes videove e publikimeve është vënë re se kush ishte i pranishëm dhe dukej se po kalonin një atmosferë të mirë së bashku.

Pjesë e festës ishin Atdheu, Tea, Sara, Jasmina, Shqiprja, Ana Kauri si dhe opinionisti Arjan Konomi dhe producentja Olsa Muhameti.

U vu re mungesa e Ana Lleshit, e cila nuk ishte e pranishme dhe nuk dihet nëse është ftuar apo jo.
Përmes pamjeve pamë që një pjesë e ‘’Për’puthen’’ përkundër debateve e situatave brenda kanë krijuar një shoqëri të mire me njëri-tjetrin.

  

 
Article Logic
Execution time: 0.0037400722503662