INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush lëviz me automjete KUJDES, ARRSH nxjerr njoftimin, sërish punime në autostradën Tiranë-Durrës

Kush lëviz me automjete KUJDES, ARRSH nxjerr njoftimin, sërish punime në autostradën Tiranë-Durrës

Publikuar më: 10:37 27-01-2019

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se sot do të ketë përsëri punime në autostradën Toranë Durrës.

ARRSH bën me dije se punimet sot do të jenë në sensin nga Tirana në drejtim të Durrësit dhe qarkullimi do të bëhet me një korsi.

“Përfundoi vendosja e barrierës mbrojtëse – guardrele te Fordi km 7.3. Sot në orën 17:30 hapet rruga dhe qarkullimi i mjeteve bëhet me 2 korsi në drejtim të Tiranës. Nesër datë 27.01.2019 në orën 8:00 vijon puna për vendosjen e guardrelave tek City Park km 8.6 në Autostradën Tiranë-Durrës dhe kalimi i mjeteve në drejtim të Tiranës do të jetë përsëri me një korsi në këtë pikë të rrugës”, njofton ARRSH.

Kjo është ndërhyrja e tretë që bëhet në autostradën Tiranë – Durrës brenda pak muajve, pasi në verë u bë riparimi i shtresave asfaltike, në fillim të këtij viti u vendosën tombinat për të shmangur përmbytjet, ndërsa tashmë po vendosen ndarëset.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034370422363281