INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ish deputeti Ndocaj rrëfen sherrin ‘’live’’ me Edi Ramën: ‘’Më tha idiot, i trashë, malok...’’, ja vendimi që kryeministri mori për të

Ish deputeti Ndocaj rrëfen sherrin ‘’live’’ me Edi Ramën: ‘’Më tha idiot, i trashë, malok...’’, ja vendimi që kryeministri mori për të

Publikuar më: 10:28 27-01-2019

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Ndocaj ka qenë mbrëmë i ftuar në emisionin "Xing me Ermalin'.
Gjatë bisedës në studio, ndër të tjera politikani tregoi një sherr që ka bërë me kryeministrin Edi Rama, në kohën kur ishte deputet i PS.
Ndocaj tregoi se është zënë në telefon me Kryeministrin për shkak se kishte kundërshtuar qeverinë për çështjen e plehrave.
Sipas tij, telefonata mes tyre kishte zgjatur rreth 30 minuta dhe se Rama i kishte thënë “s’dua të të shoh më në Kryeministri” dhe e kishte quajtur “idiot, malok, të trashë”.

Pjesë nga biseda:

Mamaqi: Më kanë thënë që je zënë një herë live me kryetarin?

Ndocaj: Jemi zënë disa herë, por një herë jemi zënë në telefon.

Mamaqi: Aman na thuaj ndonjë gjë se ne vdesim për thashetheme. Ku ishe kur ndodhi telefonata?

Ndocaj: Ishim në mbledhjen e Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese dhe po diskutonim për çështjen e plehrave. Po i binte telefonit ky sepse unë kisha bërë një artikull në një gazetë edhe pse isha deputet i PS dhe kundërshtoja dhe akuzoja.

Mamaqi: Kishe bërë deklaratë kundër qeverisë ndërkohë që ishe në qeveri?

Ndocaj: Po.

Mamaqi: Sa i madh që je.

Ndocaj: Unë ia mbylla telefonin dhe i shkruaj: Kush jeni ju, se jam i zënë. Ai ma ktheu: Jam Kryeministri, dil zhbllokohu. Më thotë Shalsi me kë po flet? I thashë me Kryeministrin. Dil jashtë më tha se ndërpresim mbledhjen. Prita derisa mbaroi mbledhja dhe bëmë debat gati gjysmë ore në telefon dhe pastaj i thashë ta mbyllinim se po vij te Kryeministria. Jo më tha, s’dua të të shoh më në Kryeministri.

Ndocaj: “Është i ëmbël kështu, më tha: Idiot, malok, i trashë. Është i ëmbël, gjuhën e ka”.

Article Logic
Execution time: 0.0035591125488281