INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush ia ka vjedhur zemrën? Beniada Nishani konfirmon romancën e saj: Kemi qenë shokë prej vitesh...

Kush ia ka vjedhur zemrën? Beniada Nishani konfirmon romancën e saj: Kemi qenë shokë prej vitesh...

Publikuar më: 19:25 27-02-2026

Beniada Nishani pranoi se është e dashuruar. Lajmin e ka dhënë mbrëmjen e sotme në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, ku tha se është shumë e lumtur.

Edhe pse qëndroi diskrete, Beniada tregoi se personi që i ka rrëmbyer zemrën është italian dhe se me të njihej prej vitesh.

“Nuk jam single. Është dikush në jetën time. Nuk kam akoma një propozim, as një unazë. Nuk i dihet asnjëherë. Unë jam vajzë e çiltër. Por nga ana personale jam munduar të jem e tërhequr. Të mos i tregoj gjërat pa qenë zyrtare. Është i huaj, është italian. Duhet që mashkulli të propozojë, pastaj vendosim ne. Ndihem shumë mirë, jam shumë e lumtur.

Kur gjërat i merr me pozitivitet, ecin më mbarë. Njihemi prej kohësh, kemi qenë shokë prej vitesh. Pastaj i mori guximin…sepse jam tradicionale shqiptare me të vjetrën. Kemi disa vite që njihemi”-deklaroi Beniada.

Article Logic
Execution time: 0.0035808086395264