INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush i thotë Jennifer Lopez-it “Je ëngjëlli im”? [FOTO / VIDEO]

Kush i thotë Jennifer Lopez-it “Je ëngjëlli im”? [FOTO / VIDEO]

Publikuar më: 16:15 23-10-2016

Jennifer Lopez është një ndër femrat më seksi në botë, dhe shumë meshkuj e vlerësojnë këtë! Ajo dhe Pitbull kanë ndërtuar një miqësi të  vërtetë gjatë viteve, miqësi e cila përfshin edhe disa bashkëpunime të suksesshme. Kështu që kur Armando Perez (Pitbull) u pyet rreth këngës së tyre Dance Again”, këngëtari kishte shumë gjëra për të thënë.

 

“Unë gjithmonë e gjej një justifikim për të bashkëpunuar me Jennifer”, u shpreh Pitbull.

“Ajo është ëngjëlli im. Ajo gjithmonë më jep këshilla mua, më thotë pse sillesh ashpër, humbet toruan? Dhe unë i them: Jennifer, unë kështu jam”, tha ai për “The Talk”.

Ajo është absolutisht e mrekullueshme, energjike dhe e sofistikuar, shumë punëtore, dhe kjo është arsyeja pse Jennifer është Jennifer”. Këngëtari 35 vjeçar nuk mund të mos vlerësonte bukurinë e këngëtares.

“Gjithmonë kur jam pranë saj, them “Wow mami...pse je kaq e mrekullushme”, tha ai me shaka.

Por Pitbull gjithashtu shpjegon se ai ka mësuar shumë nga J.Lo dhe shprehet: “Ajo hapi shumë dyer për mua, kështu që, faleminderit Jennifer. Ajo e di, dhe unë ia them gjithmonë këtë”, përfundoi këngëtari amerikan.  (Minuta 7:00)

Article Logic
Execution time: 0.0035760402679443