INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Për të arritur vajzën, Keith Urban kërkon ndihmën e Pitbull! [VIDEO]

Për të arritur vajzën, Keith Urban kërkon ndihmën e Pitbull! [VIDEO]

Publikuar më: 11:09 12-05-2016

Ky po që është një bashkëpunim të cilin nuk e prisnim.

Bëhet fjalë për Keith Urban dhe Pitbull, dy artistë shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri të cilët kanë vendosur të sjellin këtë verë një këngë së bashku. Ka qenë vetë ylli i muzikës country ai që ka treguar për Huffington Post se sapo ka përfunduar së regjistruari këngën që titullohet "Sun Don't Let Me Down". Dhe sikurse kënga flet për një djalë i cili kërkon disa orë më tepër të natës për të bërë për vete një vajzë, rimat e Putbull i janë dukur një alternativë perfekte. "Gjithmonë më ka pëlqyer zëri, stili i tij, dhe përzierja që ai i bën Kubës me Miamin" ka thënë më tej artisti. Sigurisht pa harruar këtu faktin se Pitbull është gjithmonë në top 10shet e klasifikimeve. Hmm i ka rënë lapsit Keith Urban!

Article Logic
Execution time: 0.0037901401519775