INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
Kush është roboti që shkatërron mbi 200 iphone në orë? Quhet Daisy! [FOTO]

Kush është roboti që shkatërron mbi 200 iphone në orë? Quhet Daisy! [FOTO]

Publikuar më: 19:30 24-04-2018

Një robot që “shkatërron” deri në 200 iphones në orë. Është pjesë e një iniciative që ka ndërmarrë sipërmarrja me qëllimin e prodhimit të produkteve të bazuara vetëm në materiale të riciklueshme ose të rinovueshme.

Apple prezantoi Daisy-n, i cili ka disa përbërës të Liam-it, roboti i parë për të recikluar që ka hedhur Apple në vitin 2016, por ky version është më i avancuar dhe funksionon me versionet e reja të iphone-ëve, ndërkohë që Liam funksiononte vetem me iphone 6.

“Jemi të kënaqur që po i prezantojmë botës Daisy-n. Përfaqëson atë që është e mundur kur inovacioni dhe ruajtja takohen,” – tha Lisa Jackson, zëvendës presidenti për mjedisin, politikat dhe iniciativat sociale të Apple-it në një komunikatë. Apple kërkon të tregojë se për këto iniciativa shoqëria prodhuese kujdeset për mjedisin.

\"Screen-Shot-2018-04-24-at-16.49.55.jpg\"\"Screen-Shot-2018-04-24-at-16.50.01.jpg\"