INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Kush është Olti Curri se nuk e njoh''/ Plas KEQ, Olti i përgjigjet me fjalë të rënda Olsa Muhametit: O Linda Morina…

''Kush është Olti Curri se nuk e njoh''/ Plas KEQ, Olti i përgjigjet me fjalë të rënda Olsa Muhametit: O Linda Morina…

Publikuar më: 13:33 17-06-2022

Mbrëmjen e djeshme, Olsa Muhameti ja qenë e ftuar në “Goca dhe Gra” në Top Channel, ku ka folur për emisionin e ri që do të nis në Top Channel. Nisur nga kjo moderatoret i kanë bërë një pyetësor, ku është pyetur se me cilin do të bënte një bisedë tunduese me Arjan Konomin apo Olti Currin.

Rikujtojmë se ky i fundit ka qenë opinionist i Përputhen 1 dhe më pas Arjani. E përsa i përket pyetjes Olsa ka thënë:

“Pa dyshim që do më joshte një bisedë me Arjan Konomin sepse është analist i programit, apo të dy kanë qenë.”

“E harrova vet, apo si Çani se ai thotë se njoh, s’mbaj mend”- e ka ngacmuar Dalina.

“Unë jam e drejtpërdrejtë. Po për momentin e kisha harruar se ka ndodhur shumë kohë para. Arjan Konomi është një njeri që punon. E harrova atë kohë. Dhe unë i vlerësoj shumë njerëzit që punojnë, nuk e di ky personi punon apo jo, ky tjetri ndërkohë që mendoj sa kohë një njeri punon ka të drejtë të gjykojë dhe të përgojojë. Se më keni kapur një pikë këtu. Ju goca punoni, të gjithë punojnë, disa të tjerë përgojojnë punën.”- ka thënë Olsa.

“Edhe Olti ka një biznes të vetin dhe e mban shumë mirë edhe pse secili ka marrëdhëniet e veta”- ka thënë Dalina. E sigurisht që nuk ka munguar as reagimi i Oltit

Ai është duke shijuar pushimet në kroçierë ku dhe ka realizuar një video.

“Yes, foli dhe Olsa! Sa e lezetshme që është! Olsa është Linda Morina e autorëve televiziv shqiptar. E keni parasysh tek Çani që fton Aurela Gaçen, Inva Mulën dhe i prezanton si këngëtarë pastaj fton edhe Linda Morinën e thotë këngëtarja Linda Morina. Kështu ndodh edhe me Olsën që e prezantojnë si autore ndërkohë që kanë prezantuar Rezart Agën, Ledion Liçon,Zefina Hasanin, Dalina Buzin kupton dhe ajo e beson normalisht. Oh sa e lezetshme e modhe fare! Vetëm se ka ngatërruar diçka! Të punosh nuk do të thotë të punosh vetëm poshtë tavolinës të drejtorave të televizioneve të ndryshëm. Ka dhe punë të tjera që janë dinjitoze, pa zhurmë dhe me shumë të ardhura!”– ka thënë Olti.

Article Logic
Execution time: 0.0033578872680664