INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush e vrau gazetaren bullgare?  Tre pista hetimi, asnjë gjurmë ADN-je

Kush e vrau gazetaren bullgare? Tre pista hetimi, asnjë gjurmë ADN-je

Publikuar më: 11:06 09-10-2018

Vrasja e gazetares bullgare ka tronditur Europën. Trupi i Viktoria Marinova u zbulua në një park pranë lumit Danub në Ruse të shtunën. 30-vjeçarja ishte përdhunuar, rrahur dhe mbytur, thanë prokurorët. Komisioni Evropian tani i ka kërkuar Bullgarisë të kryejë një hetim të shpejtë mbi vrasjen, pasi qindra njerëz po mbajnë homazhe në të gjithë vendin.
"Nuk ka demokraci pa një shtyp të lirë ... Ne presim një hetim të shpejtë dhe të plotë për t'i sjellë ata përgjegjës para drejtësisë", tha ekzekutivi i Bashkimit Evropian në twitter. Bullgaria u rendit e 111 nga 180 vende në Indeksin e Lirisë së Shtypit të Gazetarëve pa Kufij, këtë vit, më i ulët se çdo anëtar tjetër i BE.
Ndonëse nuk ka pasur asnjë lidhje me punën e saj deri më tani, vrasja ka zemëruar dhe shqetësuar shumë në një vend ku njerëzit janë të frustruar me korrupsionin e shfrenuar dhe një gjyqësor të paefektshëm dhe të prirur për graft, për të cilin Sofja është rrëfyer në mënyrë të përsëritur nga Komisioni Evropian.

vendi_ku_u_vra.jpgNë emisionin e saj të fundit televiziv, më 30 shtator, Marinova kishte ftuar dy gazetarë të cilët po hetonin korrupsionin e pretenduar që përfshinte fondet e BE.
Ajo tha se emisioni për çështjet aktuale rajonale, "Detektor", do të bënte hetime të ngjashme.
Kryeprokurori Sotir Tsatsarov tha se një transferim bankar prej 14 milion euro ishte ngrirë si pjesë e një hetimi paraprirës mbi çështjet e ngritura nga gazetarët investigues që u shfaqën në emisionin e Marinovës, por nuk pranoi të jepte hollësi të mëtejshme.
"Nuk ka asnjë mënyrë që unë të besoj se kjo vrasje është e rastësishme, pasi ndodhi pak ditë pas emisionit që paraqiste një keqpërdorim të tillë masiv të fondeve. Më vjen mirë që kaq shumë njerëz janë këtu", tha Stoyka Panagonova, një nënë e tre , në vigjilje në Ruse. Zyra Evropiane kundër mashtrimit, OLAF, nuk pranoi të komentojë mbi vrasjen. Por zyra e shtypit tha se ishin "të vetëdijshëm për akuzat lidhur me keqpërdorimin e mundshëm të fondeve të BE në Bullgari që janë nxjerrë në dritë nga gazetarët javët e fundit".

gazetarja_krimi.jpg

Marinova u shfaq me programin "Detector" për herë të parë ndërsa transmetimi u dha në stacionin televiziv Ruse TVN - një kanal popullor në Bullgarinë verilindore. Më parë, ajo ishte më e njohur për prezantimin e një programi për stilin e jetesës në televizion rajonal dhe nuk ishte e njohur kombëtarisht .
Ministri i Brendshëm Mlladen Marinov bëri të ditur se deri tani nuk ka dëshmi që të sugjerojnë se vrasja e Marinovës ka lidhje me punën e saj si gazetar, diçka që u dyshua nga policia dhe prokurorët.
"Ne po punojmë për të gjitha motivet e mundshme dhe nuk përjashtojmë asnjë", tha Marinov të hënën në Ruse, qyteti kryesor i Bullgarisë në portin e lumit Danub.
Ai dha disa detaje për krimin duke pohuar se deri tani nuk është gjetur asnjë gjurmë ADN-je, në vendin e krimit, i cili ishte afër një klinike psikiatrike.
Policia dhe prokurorët thanë se po punonin për tre motive të mundshme; nëse Marinova ishte viktimë e një sulmi të rastit nga një person me një çrregullim mendor, për një sulm të planifikuar dhe nëse krimi ishte i lidhur me jetën e saj personale.

homazhet_per_gazetaren.jpg

Marinova është gazetari i tretë i vrarë në Bashkimin Europian gjatë 12 muajve të fundit.

gazetarja_nga_Malta.jpg

Daphne Caruana Galizia, reporterja më e njohur hetuese e Maltës, u vra kur një bombë shpërtheu makinën e saj në tetor të vitit të kaluar dhe gazetari sllovak Jan Kuciak u qëllua për vdekje me të dashurën e tij në shkurt.

gazetari_sllovak.jpg

Qindra njerëz u dyndën në sheshin kryesor të Ruse për të vënë lule para një pikture të Marinovës, ndërsa turmat po nxitnin autoritetet që të mos hedhin poshtë mundësinë që puna e saj të jetë motiv për vrasjen.

"Unë shpresoj fuqishëm që e vërteta së shpejti do të zbulohet, autorët të kapen dhe të dënohen me drejtësi", tha Teodora Shopova pas ndezjes së një qiri si homazh për gazetaren e re.
Homazhe për Marinovën, e cila ishte nënë e një vajze shtatëvjeçare, u mbajtën gjithashtu në qendër të Sofjes, si dhe disa qytete të tjera, ndërsa qytetarët kërkuan drejtësi dhe një hetim të pavarur, madje edhe ndërkombëtar.

homazhe_2.jpgKanali i TVN shprehu tronditje për vrasjen e koleges dhe anëtares së bordit, por refuzoi të komentonte situatën.

Article Logic
Execution time: 0.0040218830108643