INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Kush e ka organizuar këtë'? Pas ndarjes nga Butrinti, Kiara Tito merr surprizën më të ëmbël të ditëlindjes në mes të natës [FOTO]

'Kush e ka organizuar këtë'? Pas ndarjes nga Butrinti, Kiara Tito merr surprizën më të ëmbël të ditëlindjes në mes të natës [FOTO]

Publikuar më: 14:07 18-01-2019

Kiara Tito është një prej moderatoreve më simpatike dhe një prej më të përfolurave në showbizz-in shqiptar.

Sot moderatoja feston sot ditëlindjen dhe ka marrë një super surprizë në mesnatë nga miqtë e të afërmit e saj.

Moderatorja shqiptare ka publikuar videot e surprizës që i bënë miqtë e saj për 23-vjetor në Instagram.

“Kush e ka organizuar këtë”, dëgjohet teksa thotë moderatorja para se të hapë derën dhe të shohë miqtë e saj të zhurmshëm jashtë.

Ata mbajnë në duar fishekzjarrë dhe një tortë me qirinj për t’i uruar Kiarës ditëlindjen. 

Por surpriza nuk mbyllet me kaq pasi ditën e sotme në rrugën pranë shtëpisë së saj, për moderatoren ishte vendosur edhe një urim me tullumbace që shkruante: “edhe 100 Kiara!”

Tani po pyesim veten, po Butrinti si do t'a urojë? 

Duke qenë se moderatorja dhe këngëtari janëpërfolur mjaft për lidhjen dhe ndarjen e tyre, ndonëse e kanë mbajtur mjaft diskrete. 

kiara2.jpg

kiara3.jpg

kiara.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003558874130249