INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kur udhëtimi për të takuar të dashurin, përfundon me akuza për trafik droge dhe dënim me vdekje

Kur udhëtimi për të takuar të dashurin, përfundon me akuza për trafik droge dhe dënim me vdekje

Publikuar më: 12:36 25-05-2018

Një gjyshe 54-vjeçare australiane udhëtoi në Kinë në vitin 2014 me shpresën për të takuar të dashurin e saj, një burrë me të cilin ajo kishte krijuar njohje online vite më parë. I dashuri i saj pretendonte se ishte Kapiteni Daniel Smith, një anëtar i forcave amerikane. Ajo tha se kishte rënë marrëzisht në dashuri me të, dhe fluturoi në Shangai për ta parë atë më në fund personalisht. Ai kurrë nuk u shfaq në takim. Kur po largohej nga Shangai, Maria Elvira Pinto Exposto u kontaktua nga një i huaj, i cili i dha një çantë shpine për ta çuar në Melburn, duke i thëne se brenda saj ndodheshin rrobat e të dashurit të saj. Ajo tha po. Pastaj, duke ndryshuar fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Kuala Lumpurit, Malajzi, ajo gabimisht shkoi përmes portës së kalimit të emigracionit. Exposto dorëzoi vullnetarisht çantat e saj për kryerjen e kontrollit doganor. Dhe kështu ndodhi që oficerët zbuluan një ndarje të fshehtë të thurur në çantën e shpinës që mbante 1.1 kg kristal metali. Raport konfirmoi se substanca e gjetur në çantën e saj ishte metamfetaminë kristal. 54-vjeçarja u arrestua, në 7 dhjetor të vitit 2014. Dhjetorin e kaluar, Exposto u pastrua nga akuzat. “Ishte një kthesë e rrallë e fatit në vendin me shumicë muslimane, ku qindra njerëz janë dënuar me vdekje në vitet e fundit për trafik droge” thanë zyrtarët për AFP. Pas lirimit, ajo qau dhe përqafoi djalin e saj. "Jam e lumtur tani që jam e lirë," tha Exposto në atë kohë. Por prokurorët treguan se donin të apelonin vendimin për lirimin, dhe i komunikuan australianes se nuk mund të kthehej në shtëpi në Sydney, te tre nipërit e saj, pasi ende ekzistonte mundësia që ajo të përballej me dënimin me vdekje. AFP raporton se të enjten, vendimi u përmbys dhe Exposto u dënua me vdekje. Gjykata e Apelit përmbysi vendimin për lirimin e australianes dhe e gjeti atë fajtore për trafikun e drogës. Avokati i 54-vjeçares, Muhammad Shafee Abdullah, e konsideroi vendimin të padrejtë dhe tha se do ta apelojë çështjen në gjykatën e Lartë të Malajzisë.

Article Logic
Execution time: 0.0040969848632812