INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Kur të vdes do të kthehem në një gorillë'. Historia e vogëlushit që organizoi funeralin e tij para se të vdiste [FOTO]

'Kur të vdes do të kthehem në një gorillë'. Historia e vogëlushit që organizoi funeralin e tij para se të vdiste [FOTO]

Publikuar më: 15:26 15-07-2018

Një djalë i vogël 5-vjeçar ndihmoi në firmosjen e lajmërimit të tij të vdekjes para se të humbiste betejën me kancerin.

Në të ai shkruajti 'Kur të do të bëhem një gorillë'.

Kjo është historia e dhimbshme e vogëlushit 5 vjeçar që u nda nga jeta para një jave nga një sëmundje e rrallë.

9 muaj më parë ai u diagnostikua me kancer dhe pavarësisht dhimbjes dhe trajtimeve ai nuk e humbi sensin e humorit.

Pak para se të ndërronte jetë ai shkruajti një letër që të lexohej në ditën e funeralit, ku në të foli për njerëzit që donte më shumë, se sa shumë e urrente kancerin, gjilpërat dhe për super heroin 'Batman'.

Letra e tij u publikua në një shtëpi funerale në SHBA dhe menjëherë u bë e njohur nga të gjithë.

THP_CHP_130718SLUG_3134JPG.jpg

Letrën e tij, vogëlushi fatkeq e niste me fjalinë:

'Do shihemi së shpejti, Nga pantallonat e mëdha të Garrett".

Garrett Matthias zbulon ndër të tjera se pas vdekjes nuk do të varroset por të digjet dhe hiri ti hidhet tek një pemë, që të kthehet në gorillë të jetoj në të.

Pavarësisht se ishte vetëm 5 vjeç, ai organizoi dhe funeralin e tij.

"Funeralet janë të trishtuara, dua një festë me pesë shtëpi kormedare, sepse dhe vet 5 vjeç jam, dua Batmanin dhe kone me dëborë."

"Ai ishte një djalë i veçantë, për 9 muaj kemi derdhur shumë lot, por për funeralin e tij do ja plotësojmë dëshirën. Ai nuk donte që funerali të ishte i trishtueshëm dhe ne nuk do ja bëjmë. Do plotësojmë të gjitha dëshirat e tij, do organizojmë një festë të madhe me lojëra dhe fishekzjarre", u shprehën prindërit e vogëlushit.

Ndërsa për sa i përket hirit të tij ata kanë vendosur që ta vendosin pranë një peme që është mbjell në një zonë të mbrojtur./INTV.AL/

 

THP_CHP_130718SLUG_3131JPG.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0020060539245605