INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kalaja e Tiranës transformohet në pedonale, për çfarë do të shërbejë [FOTO]

Kalaja e Tiranës transformohet në pedonale, për çfarë do të shërbejë [FOTO]

Publikuar më: 15:21 15-07-2018

Pas sheshit “Skënderbej” dhe “Pazarit të Ri”, Tirana do të ketë një tjetër hapësirë pedonale.

Hapësira pranë Kalasë së vjetër të Tiranës do t’u kthehet qytetarëve të kryeqytetit, si një hapësirë ku ndërthuret e vjetra me modernen, që do të shërbejë si mjedis kulinarie për gatimet tradicionale, por edhe një zonë për zhvillimin e kulturës dhe artit.

“Në qetësi, pa zhurmë, pa bujë, pa histeri, e kemi kthyer ‘çarshinë’ e Kalasë së vjetër të Tiranës në një kantier, i cili do të transformohet në një tjetër hapësirë pedonale, të ngjashme, e ndoshta edhe më të mirë sesa ‘Pazari i Ri’.

Dua t’u bëj thirrje të gjithë sipërmarrjeve, të ngjashme me sipërmarrjet në ‘Pazarin e Ri’ që kanë një ‘tis’ të kulturës, të traditës sonë, qoftë në kulinari, qoftë në artizanat, qoftë në muzikë, qoftë në shërbimet e tjera publike, të fillojnë interesimin dhe besoj se shumë shpejt do të jetë një nga pjesët më të vizituara të Tiranës”, tha Veliaj.

Punimet për rinovimin e kalasë pritet të përfundojnë pas disa javësh. Kjo pjesë e Tiranës do të zhvillohet me partneritet publik-privat.

Në këtë hapësirë kulturore e tregtare do të ketë dyqane suveniresh me fokus historinë e Tiranës, mozaikë, restorante tradicionale, etj.

Për ta bërë atë më të qasshme do të ndërtohet edhe një rrugë e re në shërbim vetëm të këmbësorëve, që do ta lidhë atë me Unazën dhe “Rrugën e Elbasanit”.

v2.PNG

v1.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0037310123443604