INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kur rrobat e banjës flasin gjuhën e Aurela Hoxhës

Kur rrobat e banjës flasin gjuhën e Aurela Hoxhës

Publikuar më: 11:19 04-04-2016

Povokuese, sexy, ngjyra, fashion, energji pozitive...

Dhe përcaktimet nuk mbarojnë për foton e postuar mbrëmjen e kaluar në Snapchat, dhe më pas videon në Instagram nga Aurela Hoxha. Përvecse lëkurë të bronxtë dhe forma për t’u admiruar, modelja ka zbuluar kështu edhe një pjesë nga linja e rrobave të banjos që do të mbajë emrin e saj. E veshur me rroba banje me dizenjo luledielli dhe një shall shumëngjyrësh të vendosur në kokë, modelja  shkëlqen duke ia rrëmbyer rrezet diellit. 

 

Tani nuk është më surprizë që lidhja e saj e fortë më modën ka kaluar në një fazë të re për të , atë të stilistes.  Ky është koleksioni i dytë i krijuar nga vetë Aurela pas atij të verës së kaluar që u prezantua nën firmën A.H. A do të jetë tanimë stilimi, profesioni i ri i modeles? Këtë nuk e dimë, por duke gjykuar nga shijet e saj, “Aurelahoxhabyaurelahoxha”, do të jetë me siguri linja e preferuar e rrobave të banjës për verën që na pret.

Article Logic
Execution time: 0.0042510032653809