INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dashuria e bën Dafinën si fëmijë

Dashuria e bën Dafinën si fëmijë

Publikuar më: 11:27 04-04-2016

E bekuar në karrierë, e bekuar edhe në dashuri.

E kishim dëgjuar Duffyn të fliste me pasion për këngët dhe videot që realizon, por ta shihnim t’i dorëzohej kaq ëmbël dashurisë, kjo po që ishte dicka e re. Këngëtarja 26 vjeçare ka përcjellë emocion tek ndjekësit në Instagram, ndërsa i ka kushtuar një dedikim, jo të zakonshëm për natyrën e saj, të dashurit nga Republika Domenikane, Rodrigos. “Whenever I’m in your arms, I transform to a little child... A baby… I’m so blessed to have you!” ka shkruar Duffy në një dedikim plot emocion.

Pasi zgjodhi Shën Valentinin për t’a bërë publike lidhjen përmes një fotoje me të dashurin në Instagram, artistja e njohur nuk ka më rezerva për mënyrën si e bën të ndihet partneri i saj. Historia duket të jetë serioze dhe pas një viti nga kjo lidhje, duket se ndienjat vetëm janë intensifikuar. Epo, kush tha që ai që nuk ka fat në lojë, ka fat në dashuri?! Dafina është shembulli i gjallë se mund t’i kesh të dyja.

Article Logic
Execution time: 0.0041370391845703