INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kur kultivimi i drogës kthehet në 'biznes familjar'.. 2 të arrestuar e 1 në kërkim

Kur kultivimi i drogës kthehet në 'biznes familjar'.. 2 të arrestuar e 1 në kërkim

Publikuar më: 10:53 13-05-2018

Një sasi e konsiderueshme hashashi është sekuestruar në një banesë në Oshtimë të Vlorës dhe dy persona janë vënë në pranga, ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim. Tre anëtarë të së njëjtës familje Abedin Jonuzi, Lejli Jonuzi, janë arrestuar ndërsa Xh.J., është shpallur në kërkim. Në banesën e tyre janë gjetur 132 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, në gjendje të thatë e të grirë, 169 bimë, fidane si dhe mijra fara bimë kanabis. Një tjetër shtetas është arrestuar në flagrancë pasi ishte kultivuar 55 bimë hashash.  Artur Aliaj, banues në Vlorë, kishte kultivuar në fshatin Lapardha, në një sipërfaqe toke në pyll drogën. Policia e Vlorës do të vijojë intesivisht punën dhe kontrollet e vazhdueshme në të gjithë territorin e qarkut Vlorë me qëllim evidentimin dhe goditjen e çdo rasti kultivimi apo prodhim, shitje të narkotikëve. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprat penale ''Prodhim, shitja e narkotikëve'' dhe ''Kultivimi bimëve narkotike'', të parashikuara nga nenet 283/1 dhe 284/1 të Kodit Penal.

Article Logic
Execution time: 0.0034739971160889