INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kur kufijtë nuk i ndajnë dot zemrat

Kur kufijtë nuk i ndajnë dot zemrat

Publikuar më: 15:25 22-06-2018

Kaq pranë, por kaq larg në kohë. Qindra familje jetojnë të ndarë prej vitesh, por duket se një lajm i mirë po vjen për ta. Miliona koreanë veriorë e jugorë u ndanë nga të dashurit e tyre pas konfliktit që filloi në vitin 1950. Në një takim që është mbajtur në Korenë Veriore, presidenti i Kryqit të Kuq, Park Kyung-seo dhe zyrtari Pak Yong II i veriorëve, janë pajtuar që përkohësisht të bashkojnë familjet e ndara në një ceremoni që do të mbahet në muajin gusht. Që prej ndarjes së 2 Koreve, familjet nga dy anët nuk kanë pasur mundësi të takohen për gati 68 vjet. Para gati tre vjetësh, vetëm 100 koreano-jugorë, shumica të moshuar, arritën të ribashkohen në veri, i cili u mbajt pasi Feniani zyrtar i bëri thirrje Seulit për krijimin e raporteve më të mira. Por ky ribashkim zgjati vetëm 2 ditë. Shumë njerëz nuk dinë për fatin e familjarëve të tyre pasi dy qeveritë kanë ndaluar komunikimin jo vetëm përmes letrave, por dhe telefonit.

koreanet.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033490657806396