INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kukësi – Partizani kryesfida e javës, ja si paraqitet situata në të dyja kampet

Kukësi – Partizani kryesfida e javës, ja si paraqitet situata në të dyja kampet

Publikuar më: 16:11 28-03-2019

Kukësi – Partizani është kryesfida e kësaj jave në kampionatin shqiptar. Dy ekipet pretendente për titull do të përballen në stadiumin “Loro Boriçi”.

Situata në të dyja kampet nuk është aspak e qetë. Partizani ka 5 mungesa të zyrtarizuara ndaj verilindorëve. Hektor Idrizaj e ka mbyllur sezonin dhe Bruno Telushi u operua. Derbin do ta humbasë edhe Lum Rexhepi i pezulluar prej kartonëve. Por nuk janë të vetmit. Dilaver Duka që u dëmtua në ndeshjen me Partizanin B dhe Rubin Hebaj i parikuperuar mbeten jashtë.

Ndërkohë tek Kukësi, trajneri i ri Ramazan Ndreu nuk do të ketë në dispozicion Shametin dhe Ethemin.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036230087280273