INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujdes! Nëse shihni këto 5 shenja është koha t’i jepni fund lidhjes

Kujdes! Nëse shihni këto 5 shenja është koha t’i jepni fund lidhjes

Publikuar më: 13:58 29-10-2018

Na besoni kur ju themi se do të lëndoheni më shumë nëse qëndroni me dikë me të cilin nuk ndiheni mirë sesa nëse do të ndaheni. Nëse shihni ndonjë nga këto 5 shenja, mund të jetë në interesin tuaj më të mirë që t’i jepni fund marrëdhënies:

1.Nuk ndihesh mirë me veten. Personi që ke në krah duhet të të thotë gjithnjë sa person i mirë që je dhe nuk duhet të mungojë asnjëherë besimi te vetja.
2.Ai nuk është më i pari dhe nuk po bën përpjekje për të ndryshuar. Mbajeni mend gjithmonë, mos kërkoni fjalë por veprime.
3.Je gjithmonë e/i inatosur me të dhe shumë e zhgënjyer. Mundohesh t’i mbushësh mendjen vetes se do të ndryshojë, por jo. Ai është i njëjti. Atëherë duhet të ndryshosh ti.
4.Ai po të tradhton. Atëherë çfarë po pret, që të të lërë ai? Jepi fund lidhjes pa qenë shumë vonë dhe flisni bashkë përse shkoi puna deri të tradhtia.
5.Fusha të tjera të jetës tënde janë ndikuar. Nuk po ia del mirë në punë, ose ke lënë pas dore shoqërinë për hir të tij. Ai madje mund të mos të dojë të vijë në shtëpinë e prindërve të tu sepse nuk ndihet rehat. Atëherë ndoshta është koha që t’i japësh fund dhe të fokusohesh te këto çështje.

Article Logic
Execution time: 0.0031530857086182